Qëllimi


Cambridge Clinical Laboratories është dega në Shqipëri e Cambridge Clinical Laboratories (CCL), një nga laboratorët më të dedikuar ndaj cilësisë dhe inovacionit në botë, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëpërmjet mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me CCL-në, QËLLIMI ynë është: Të sjellim pranë jush teknologjinë më të re të diagnostikimit dhe nëpërmjet studimeve dhe ekzaminimeve të reja, të ndihmojmë në rritjen e kujdesit dhe shërbimit shëndetësor në vend dhe rajon.

Ne ofrojmë një shërbim mjekësor me zgjidhje të personalizuara me cilësi të lartë, duke tejkaluar pritshmëritë tuaja. Dega e Cambridge Clinical Laboratories në Shqipëri do të ofrojë standartin, cilësinë dhe të gjitha egzaminimet që ofrohen nga dega mëmë në Angli.

Vlerat tona


Të përkushtuar ndaj cilësisë, të përkushtuar ndaj jush.

Ne duam të kontribuojmë që individët të fitojnë përgjegjësinë mbi shëndetin e tyre!

Konfidencialiteti i pacientëve është një premtim i pathyeshëm për ne!

Përkushtimi ndaj pacientëve, edukimi i vazhdueshëm i stafit tonë dhe teknologjia inovative janë shtyllat kryesore të suksesit tonë!

Ne shërbejmë me integritet dhe vlera të larta etike.

Kultura Cambridge


Duke marrë shembull nga Cambridge Clinical Laboratories (UK), ne i vlerësojmë njerëzit më të cilët punojmë prej vitesh, si themelin e stabilitetit tonë.

Ne mundësojmë zhvillimin e vazhdueshëm profesional të specialistëve tanë, duke e mbështetur këtë me trajnime dhe konferenca. Ne punojmë si ekip dhe shpërblehemi si ekip.

“Përkujdesje ndaj shëndetit publik duke respektuar ‘shëndetin’ e mjedisit tonë të përbashkët” do të jetë parimi ynë për të një trashëgimi të shëndetshme globale. Ne po përpiqemi të vendosim standarde europiane të politikës së blertë dhe kjo arrihet duke gjetur mirëkuptim me të gjithë bashkëvepruesit tanë.

CAMBRIDGE CLINICAL LABORATORIES

Eksperienca Britanike tani edhe në Shqipëri

192

Laboratorë të specializuar

4352

Specialist diagnostikues
& laborantë