Me përvojën gati 40-vjeçare në fushën e diagnostikimit, Dr. Tony Cook, një nga themeluesit e Cambridge Clinical Laboratories ( CCL ), ishte i ftuar në “ABC Live” për të folur rreth aplikimit në inovacionin e diagnostikimit tashmë edhe në Shqipëri e Kosovë.
Cambridge Clinical Laboratories është dega në Shqipëri e Cambridge Clinical Laboratories (CCL), një nga laboratorët më të dedikuar ndaj cilësisë dhe inovacionit në botë, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas Tony Cooke nëpërmjet mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me CCL-në, qëllimi i tyre në Shqipëri dhe Kosovë është të sjellin teknologjinë e re të diagnostikimit dhe nëpërmjet studimeve dhe ekzaminimeve të reja, të ndihmojnë në rritjen e kujdesit dhe shërbimit shëndetësor në vend dhe rajon
“Të sjellim pranë jush teknologjinë më të re të diagnostikimit dhe nëpërmjet studimeve dhe ekzaminimeve të reja, të ndihmojmë në rritjen e kujdesit dhe shërbimit shëndetësor në vend dhe rajon. Ne ofrojmë një shërbim mjekësor me zgjidhje të personalizuara me cilësi të lartë, duke tejkaluar pritshmëritë tuaja. Dega e Cambridge Clinical Laboratories në Shqipëri do të ofrojë standardin, cilësinë dhe të gjitha egzaminimet që ofrohen nga dega mëmë në Angli.” tha Tony Cooke.
Sipas Cooke parandalimi i një sëmundje është shumë herë më i mirë se kurimi, në këtë mënyrë me aplikimin e teknologjisë së re dhe me analizat mund të shtohen shanset e mundjes së sëmundjes.
“Parandalimi është më i mirë se kurimi. Nëse ju e keni një sëmundje shanset e mbijetesës ulen shumë nëse ka avancuar. Nëse ne shohim gjenetikën dhe kush janë faktorët e riskut mund të këshillojmë si të përmirësoni jetesën tuaj. Sëmundjet e zemrës që varet nga dieta por edhe nga gjenetika. Shohim sekuencën e gjeneratës së re. Mund të marrim një kampion gjaku dhe të shikojmë risqet që ka për problemet me zemrën apo kancerin” tha Cooke.
– Për çfarë testesh bëhet fjalë?
“Mund të jetë e ndryshme, nga sëmundjet e zemrës tek kanceri. Janë përdorur në SHBA, duam të bashkëpunojmë në Tiranë me këto teknologji të reja. Do jenë teknologji si në BE dhe në SHBA. Ajo që duam të bëjmë është të përdorim dy laboratorë të punojnë së bashkë.”
-Si do standardizohet stafi që shërben?
“Teknologjia që përdorin laboratorët është universale. Nuk ka ndonjë ndryshim mes asaj që përdoret në Shqipëri apo SHBA. Cilësia e testeve nuk diskutohet fare. Në duam që mundësia për t’i bërë këto teste, të jenë të disponueshme dhe të sjellim një diagnoztifikim të një klasi botëror. Kemi një sistem kombëtar në Shqipëri që mund ta afrojmë këtë në të dyja vendet.”
“Mund të kurohet. Kanceri i prostatës apo i gjirit. Nëse i kap herët ka rezultate të mira. Por mund të jenë edhe fatale nëse i kap vonë. Nëse analizoni gjenet tuaja, ne i ndjekim këto . Nëse burrat që kanë histori me kancerin e prostatës ne i ndjekim dhe mund ti trajtosh në fazë të hershme. Është e rëndësishme t’i trajtojmë herët.”
– A janë 100% të sigurta?
“Po. Absolutisht. Shikojmë disa shenja që kanë lidhje me kancerin. Dikur në të ardhmen mund të shohim gjenet në një kohë më të hershme. Për burrat për shembull. Kam studiuar mundësinë e kolesterolit për zhvillimin e kancerit e kam bërë edhe vetë këtë. Pirja e cigares dhe pija ndikon në shëndet.
“Ndoshta sëmundja e zemrës është më e lehta për ta përshkruar. Nëse keni një atak apo për të parë kolesterolin, diabetin, teste të thjeshta, që të mos shkosh në atak. Nëse shikoni historinë e familjes atëherë duhet të bëni kontrolle në mënyrë të rregullt. Teste të thjeshta që janë paralajmërime të hershme. Të përmirësoni shëndetin dhe të parandaloni sëmundjet e rënda. Është më mirë ta parandaloni sesa ta kuroni një problem. Duhet të keni një testim rigoroz. Në Shqipëri janë të njëjtat që bëhen në të gjithë botën.” tha Cooke.
Dr. Toni po kërkon të nxisë inovacionin diagnostik, të zhvillojë marrëdhënie me kompanitë diagnostikuese dhe farmaceutike dhe të zgjerojë ofertën për shërbimet diagnostikuese. Gjatë vitit 2020, Dr Tony Cooke ishte një nga këshilltarët kryesor për platformën e Testimeve Covid-19 në Angli.
Mbi CCL
“Si laborator privat dhe i pavarur ne ofrojmë vlera të vërteta ndaj pacientëve dhe bashkëpunëtorëve. Njerëzit tanë janë besnik ndaj vlerave profesionale dhe etike, të vetëdijshëm se përkushtimi ndaj shëndetit tuaj, është monedha e besimit reciprok.
Ne jemi këtu për t’ju përgjigjur me shpejtësi dhe efektivitet, kërkesave gjithmonë në ndryshim të tregut të diagnostikimit. Kështu, klinikat dhe ofruesit e shërbimeve përfitojnë drejtpërdrejt nga ne, ndërsa diagnostikojnë, trajtojnë dhe monitorojnë pacientët e tyre.
Ne jemi krenar që kemi ngritur një laborator me pajisjet më cilësore teknologjike dhe inovative në botë dhe jemi të akredituar me standardin ISO 15189.
Tashmë Shqipëria, Kosova, por edhe rajoni, falë kushteve laboratorike dhe stafit tonë të përgatitur, kanë mundësi të përfitojë nga eksperienca më e avancuar e shërbimeve të testimit, siç është ajo e CCL.
Përgjigjet e testeve laboratorike udhëzojnë mëse 70% të vendimeve mjekësore dhe kështu mundësohet një trajtim efikas nga profesionistët shëndetësorë. CCL i ofron publikut shqiptar mundësinë e aksesit ne një gamë të gjerë testimesh, për të bërë të mundur menaxhimin sa më të mirë të shëndetit të tyre.
Ne ju garantojmë rezultate të sakta dhe respektimin e afateve të përcaktuara kohore.”
/abcnews.al/