EKSPERTIZA JONË

Kujdes shëndetësor i personalizuar

Ne jemi krenar që kemi ngritur një laborator me pajisjet më cilësore teknologjike dhe inovative në botë.

Tashmë Shqipëria, Kosova, por edhe rajoni, falë kushteve laboratorike dhe stafit tonë të përgatitur, kanë mundësi të përfitojë nga eksperienca më e avancuar e shërbimeve të testimit, siç është ajo e Cambridge Clinical Laboratories (CCL).

Përgjigjet e testeve laboratorike udhëzojnë mëse 70% të vendimeve mjekësore dhe kështu mundësohet një trajtim efikas nga profesionistët shëndetësorë. CCL i ofron publikut shqiptar mundësinë e aksesit ne një gamë të gjerë testesh, për të bërë të mundur menaxhimin e pavarur të shëndetit të tyre.

Ne ju garantojmë rezultate të sakta dhe respektimin e afateve të përcaktuara kohore.

RRETH NESH

Shërbim cilësor

Si laborator privat dhe i pavarur ne ofrojmë vlera të vërteta ndaj pacientëve dhe bashkëpunëtorëve. Njerëzit tanë janë të ndjeshëm dhe besnik ndaj vlerave profesionale dhe etike, të vetëdijshëm se përkushtimi ndaj shëndetit tuaj, është monedha e besimit reciprok.

Ne jemi këtu për t’ju përgjigjur me shpejtësi dhe efektivitet, kërkesave gjithmonë në ndryshim të tregut të diagnostikimit. Kështu, klinikat dhe ofruesit e shërbimeve përfitojnë drejtpërdrejt nga ne, ndërsa diagnostikojnë, trajtojnë dhe monitorojnë pacientët e tyre.

Cambridge Clinical Laboratories në Shqipëri dhe Kosovë, janë ndërtuar me teknologjinë më të fundit në fushën laboratorike totalisht automatike, me identifikim dhe barkodim të pacientëve që në hyrje.

Bashkëngjitur kësaj teknologjie është dhe pajisja e këtij laboratori me sistemin informatik laboratorik, sistem i cili integron në brendësi të tij edhe kontrollin e brendshëm të cilësisë.

SHËRBIMET TONA
 
 

PAKETA

SHËRBIMET TONA

Testime të personalizuara të kujdesit shëndetësor për pacientë dhe klientë privat


CAMBRIDGE CLINICAL LABORATORIES

Eksperienca Britanike tani edhe në Shqipëri

192

Laboratorë të specializuar

4352

Specialist diagnostikues
& laborantë

325

Degë për marrjen
e mostrave

24332

Pacientë të diagnostikuar
në 2020

Partner